Flash News

E-TJERA

Përplasja e policisë me pronarët e bizneseve në Vlorë, Meta: Dhuna e pajustifikuar është e papranueshme

 

Përplasja e policisë me pronarët e bizneseve në Vlorë,

Bizneset përgjatë "Lungomares" në Vlorë kundërshtuan dje kufizimin e muzikës pas orës 22:00. Me himnin kombëtar në sfond, pronarët, punëtorët e bizneseve dhe shumë qytetarë protestuan ndaj masës kufizuese, duke u përballur më pas edhe me forcat policore.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas konfrontimit të policisë me pronarët e bizneseve, duke e quajtur një dhunë të pajustifikuar ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, e aq më tepër ndaj grave dhe vajzave.

"Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme", shkruan Meta.

Njoftimi i plotë:

Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor.

Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta.

Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.

Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqert dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë!

Të fundit