Flash News

E-TJERA

Përplasja me muxhahedinët, diplomati: Nëse kanë keqpërdorur të dhëna, të rishikohet statusi i tyre

Përplasja me muxhahedinët, diplomati: Nëse kanë

Diplomati Arben Çejku vlerësoi se kontrolli i Policisë së Shtetit në kampin e muxhahedinëve ishte korrekt dhe professional.

I ftuar në A2 CNN, Çejku tha se nëse kampi i MEK është përdorur për të goditur të tjerë jashtë Shqipërisë, apo kanë tentuar të keqpërdorin të dhëna brenda territorit, atëherë duhet të rishikohet statusi i muxhahedinëve.

“Këtu në kampin e MEK ka pasur dhe vizitorë të ndryshëm që kanë shkuar dhe I kanë parë, por një anë e medaljes nuk ka qenë e qartë. Sulmet kibernetike duhen thelluar dhe të shkojnë deri në fund, në hetime të marrin pjesë dhe ekspertë të SHBA. Nëse kampi është përdorur për të goditur të tjerë jashtë Shqipërisë, nëse kanë tentuar të keqpërdorin të dhëna të Shqipërisë do ta përkeqësonte më shumë situatën në këtë kamp. Duhet parë deri ku ka shkuar çështja e cenimit të statusit që ata kanë në Shqipëri, si një grupim që janë në mbrojtje dhe që nuk kanë qëllim të godasin shtetet e tjera, përfshirë dhe Iranin. Nëse ata e kanë kaluar në disa forma të ndryshme limitin dhe përbëjnë rrezik me angazhimin e tyre, atëherë statusi i tyre duhet rishikuar”, tha Çejku.

Të fundit