Flash News

E-TJERA

Përplasja mes efektivëve në Sarandë, Policia: Inspektori është pezulluar nga detyra

Përplasja mes efektivëve në Sarandë, Policia: Inspektori

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës i Policisë, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë.

Policia ka njoftuar se punonjësi i Policisë, inspektori me inicialet A. I., i cili ushtronte detyrën e trupës së shërbimit në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë, është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka falënderuar qytetarët dhe mediat për denoncimet e rasteve të shkeljeve dhe ka ftuar ata që të vazhdojnë të raportojnë çdo ngjarje të dyshimtë në numrin 112, duke garantuar anonimitetin dhe një reagim të paanshëm.

Të fundit