Flash News

E-TJERA

Përplasje mes mbështetësve të PD dhe PS në Elbasan, shoqërohen disa persona; Rama e Basha akuza njëri-tjetrit

Përplasje mes mbështetësve të PD dhe PS në Elbasan,
Foto ilustruese

Festa e Ditës së Verës në Elbasan është shoqëruar me incidente. Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë mbërritur në të njëjtën kohë në qendër të qytetit dhe kjo ka sjellë reagimin e simpatizantëve të të dyja partive.

Kryeministri është pritur me brohorima dhe thirrjet "Rama ik". Më pas ka pasur përplasje fizike mes simpatizantëve të PD dhe PS. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë qytetarët që janë përfshirë në përplasje dhe ka shoqëruar në komisariat disa prej tyre. Ende nuk ka një numër zyrtar të personave të shoqëruar.

Ky incident është komentuar edhe nga krerët e dy partive. Kryeministri zgjodhi të reagonte në Tëitter, ndërsa Basha me një prononcim për mediat nga Elbasani, ku nuk munguan akuzat që ata hodhën mbi njëri-tjetrin.


Në Elbasan sot janë dyndur mijëra persona, ndonëse në kohë pandemie, duke sjellë grumbullime masive në rrugët kryesore të tij. Ndërkohë vijon vizita e Ramës dhe Bashës në Elbasan.

Të fundit