Flash News

E-TJERA

Përplasje “titanësh” në Champions, Liverpool-i sfidon Realin për përmbysjen historike

Përplasje “titanësh” në Champions, Liverpool-i sfidon

E mërkura në Champions League rezervon dy ndeshje mjaft interesante, ku do të zbulohen skuadrat e fundit që do të shkojnë në raundin çerekfinal të këtij kompeticioni.

Napoli pret në shtëpi Frankfurt-in me italianët që i kanë mbyllur “hesapet” në kampionat pasi janë shkëputur shumë pikë përpara ndjekësve dhe tani synimi është që të shkojnë sa më larg në Champions. 

Fitorja 0-2 për Napolin në ndeshjen e parë, u jep atyre qetësinë dhe shihen si favoritë për të kaluar më tej. Frankfurti nga ana tjetër do të luajë shanset e saj pasi nuk ka asgjë për të humbur.

Megjithatë vëmendjen më të madhe do ta marrë supersfida Real Madrid-Liverpool. Kampionët në fuqi bënë një përmbysje spektakolare në ndeshjen e parë ku fituan 2-5 në fushën e Liverpool-it.

Rezultati u jep të drejtë madrilenëve që thjesht të administrojnë lojën, por nga ana tjetër skuadra e Jurgen Kloop ka treguar më parë që di të përmbysë rezultate të çmendura si në vitin 2019 ku fituan 4-0 ndaj Barcelonës, ku në ndeshjen e parë kishin humbur 3-0.

Vlen të theksohet se këtë vit nuk vlen goli jashtë fushe dhe Liverpool-it i duhet të shënojë 3 gola që ta çojë ndeshjen në shtesë. Misioni është shumë i vështirë, por shpresa vdes e fundit dhe Liverpool-i do e provojë.

Të dyja ndeshjet luhen në orën 21:00.

Përplasje “titanësh” në Champions, Liverpool-i sfidon

Të fundit