Flash News

E-TJERA

Përplasjet në selinë blu, ambasadorët mbërrijnë në zyrën e Bashës

Përplasjet në selinë blu, ambasadorët mbërrijnë

Ambasadorët e akredituar në vendin tonë do të zhvillojnë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Ata sapo kanë mbërritur në selinë blu, ku u pritën nga nënkryetarja Jorida Tabaku dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Në selinë blu kanë shkuar ambasadorët Yuri Kim (SHBA), Luigi Soreca (BE), Peter Zingraf (Gjermani), Alastair King (Britani), Elisabeth Barsacq (Francë) dhe Fabrizio Bucci (Itali).

Takimi i tyre me Bashën vjen një ditë pasi Berisha shkoi në PD dhe vazhdoi me hapat e mëtejshëm të punës së Komisionit të Rithemelimit të PD. Berisha iu referua Bashës si deputet, pasi ky i fundit u shkarkua ditën e shtunë në Kuvend.

Kryedemokrati nuk i njeh vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe ka hedhur një sërë akuzash ndaj Berishës. Ai e akuzoi ish-kryetarin si komunist që kërkon të përsërisë dhunën e vitit ‘97 me një skenar të ngjashëm si ai i 21 janarit 2011. Gjithashtu ka deklaruar se në Kuvendin e thirrur më 18 dhjetor, demokratët do të bashkohen për të ardhmen.

Të fundit