Flash News

E-TJERA

Pesë viktima në 4 muaj, identifikohet 60-vjeçari që i dha fund jetës duke u hedhur nga dritarja e katit të 3-të te 'Shefqet Ndroqi'

Pesë viktima në 4 muaj, identifikohet 60-vjeçari që i dha
Foto Ilustruese/ Spitali "Shefqet Ndroqi"

Identifikohet pacienti 60-vjeçar, i cili i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 3-të i spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Mësohet se, viktima është Leonard Skabona, nga Rrësheni. 60-vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima ka përfituar nga një moment shpërqëndrimi i stafit mjekësor gjatë ndërrimit të turneve është vetëhedhur nga dritarja e dhomës.

Skabona jetonte i vetëm në Rrëshen. Bëhet me dije se ka patur disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe në spital i është shfaqur edhe depresioni. Ende nuk ka një kokluzion se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, ndërkaq pritet edhe një reagim zyrtar nga ‘Shefqet Ndroqi’.

Skabona është pacienti i 5, brenda këtyre 4 muajve, i cili i merr jetën vetes duke u hedhur nga lartësia e spitalit.

Kujtojmë se, 4 raste janë shënuar më herët tek ‘Shefqet Ndroqi’ dhe një ‘Infektivi’.

Rasti i parë është regjistruar më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit” në gjendje të rënduar psikologjike dhe për pasojë ndërroi jetë.

Rasti i dytë, ishte në 2 shtator. Hasan Mira, 65 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt po tek “Shefqet Ndroqi”, vetëm dy ditë pasi ishte shtruar aty.

Rasti i tretë ishte ai i Preng Gjonajt, më 1 nëntor.  52-vjeçari, me origjinë nga Tropoja dhe banues në Tiranë, i dha fund jetës duke u hedhur nga ambientet e Sanatoriumit.  

Ndërkohë, rasti i katërt ishte më 10 nëntor. Një 69-vjeçar me iniciale R.B., banues në Fier, i cili tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i 3 i Infektivit. I moshuari ndërroi jetë një ditë më pas, pavarësisht kujdesit të mjekëve, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Të fundit