Flash News

E-TJERA

“Peshqit e mëdhenj”, deklarata e fortë e Kim: Pandëshkueshmërisë në Shqipëri po i vjen fundi

“Peshqit e mëdhenj”, deklarata e fortë e Kim:

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar ecurinë e reformës në drejtësi.

Duke folur në ‘Opinion’, Kim thotë se reforma po ecën mirë pasi shumë institucione janë ngritur, ndaj sipas ambasadores shumë shpejt do të kenë rezultatet e para.

Kim bëri dhe një deklaratë të fortë duke thënë se koha e pandëshkueshmërisë po mbaron dhe do dënohen të gjithë ata që thyejnë ligjin.

“Unë nuk e humbas shpresën për situatën në Shqipëri. Por, është po ashtu e vërtetë se jemi në një çast kritik. Ata që janë kundër reformës në drejtësi po intensifikojnë përpjekjet dhe mendoj se ne që e mbështesim reformën, dhe këtu përfshij Shtetet e Bashkuara, miqtë tuaj europianë, popullin shqiptar, është koha të këmbëngulim dhe të shtyjmë fort përpara”, tha ambasadorja.

 E pyetur nëse “peshqit e mëdhenj” do të kapen dhe do dalin para gjykatës, ambasadorja Kim thotë se pandëshkueshmërisë në Shqipëri po i vjen fundi.

“Blendi, ndonjëherë kam përshtypjen që këto shprehjet që përdorni përdoren si shpërqendrim. Ajo ku do të përqendrohem unë janë faktet. Për tepër kohë, njerëzit e pushtetshëm në Shqipëri kanë funksionuar me pandëshkueshmëri. Kjo kohë po i afrohet fundit. Kjo do të thotë që në muajt e fundit, kemi parë SPAK të deklarojë aktpadi në raste të nivelit të lartë. Tani, nuk mund të flasin për këtë publikisht sepse kjo është natyra e punës së tyre si prokurorë, por mendoj se do fillojmë të shohim disa rezultate”, tha Kim.

Të fundit