Flash News

E-TJERA

Peticioni kundër Yuri Kim, iniciatorët: Ka mbështetje masive, zërat kundër? Qëndrime të orkestruara

Peticioni kundër Yuri Kim, iniciatorët: Ka mbështetje masive,

Dy nga organizatorët peticionit “Yuri Kim, mjaft është mjaft”, Milaim Nela dhe Iva Grillo, janë shprehur se nisma e tyre i drejtohet jo vetëm ambasadores amerikane, por edhe Departamentit të Shtetit.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Nela tha se peticioni është nisur jo me bindjen se do të merrte një mbështetje të gjerë nga publiku. Ndër të tjera, Nela shtoi se personat që e kanë firmosur janë të shqetësuar për sjelljen dhe ndërhyrjet e ambasadores.

“Në fakt ne kur e kemi filluar këtë iniciativë, nuk e kemi menduar që përgjigje do të jetë kaq masive. Ata njerëz që kanë firmosur nuk i shohim si mbështetës të PD, por si shqiptarë të shqetësuar në lidhje me atë që po ndodhë në Tiranë dhe sjelljen e ambasadores. Ne patëm një dilemë, titulli është ‘Yuri Kim, mjaft është mjaft’, por në fakt peticioni i drejtohet Departamentit të Shtetit dhe faktet i kanë vetë ata. Faktet janë në media. Të bësh një peticion kundër, ne nuk jemi anti amerikanë, ne po e ndihmojmë DASH për ti treguar se, politikat e tij nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Zonja ka tejkaluar çdo lloj mase”, tha Nela.

Ndërsa Grillo, sa i përket zërave që e kundërshtojnë dhe e kanë cilësuar të nxituar nismën, janë qëndrime të orkestruara që kërkojnë ta cilësojnë si antiamerikane.

“Ka pasur shumë mbështetje, dhe kam vënë re reagime që më duken të orkestruara, duke dashur ti vendosin peticionit diçka që nuk e ka, si anti amerikane, apo si i PD. Grupi që e ka hedhur peticionin online dhe miq të tjerë kanë vënë re sjelljen e çuditshme të ambasadores Yuri Kim, e cila ka mbajtur anë. Vitin e fundit, ajo ka dalë komplet jashtë statusit të saj diplomatik. Njerëzit janë të revoltuar, disa të shokuar, disa të çuditur me ndërhyrjet e zonjës një fjalë dhe ne u kemi dhënë vetëm një instrument popullit, për të folur dhe duket se u ka pëlqyer. Kjo është një nismë qytetare, e nisur nga ai koncept që kam unë, si qytetar për të ruajtur dinjitetin e vet”, u shpreh Grillo.

Të fundit