Flash News

E-TJERA

Peticioni: Plazhi i Potamit të quhet “Sirena Jonada”

Peticioni: Plazhi i Potamit të quhet “Sirena Jonada”

Plazhi i Potamit duhet të quhet “Sirena Jonada”. Peticioni i ndërmarrë nga qytetarët kërkon që në kujtim të 7-vjeçares që humbi jetën tragjikisht në Himarë, plazhi i Potamit të marrë emrin e saj.

Deri tani janë grumbulluar 4 mijë firma në më pak se 24 orë për ndryshimin  e emrit, siç raporton Euronews Albania. Poetja Alma Papamihali është nismëtarja e peticionit pas poezisë që i dedikoi 7-vjeçares.

“Kjo nismë erdhi fare rastësisht. Si fillim unë shkruajta një poezi e cila u bë virale dhe përfshiu një masë mjaft të gjërë lexuesish. Poezia ishte për një simbolikë si sirena Jonada dhe erdhi si një natyrshmëri edhe diçka e tillë. Deri më tani janë 4 mijë firmëtarë që kanë firmosur për këtë peticion. Kryesisht peticioni është online, janë vetë njerëzit që kanë marrë iniciativën”, tha ajo.

Të fundit