Flash News

E-TJERA

Pezullim të dënimit, GJKKO rrëzon kërkesën e Llallës

Pezullim të dënimit, GJKKO rrëzon kërkesën e

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me 2 vite burg. Kërkesat që paraqiti Llalla u rrëzuan nga gjyqtari Erion Çela.

Ish-kryeprokurori është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë, kur policia shkoi të ekzekutonte urdhrin e arrestit.

Ai është dënuar me 2 vite burg për fshehje të pasurisë. Gjykata e Posaçme pranoi në mars të këtij viti kërkesën e Llallës për gjykim të shkurtuar dhe gjykimi i çështjes nisi nga e para.

Hetimet ndaj tij filluan në mars të vitit 2018 për katër vepra penale, fshehje pasurie, mosdeklarim i të ardhurave në kufi, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, por në fund tre akuza u rrëzuan dhe mbeti në fuqi vetëm ajo për fshehje pasurie.

Të fundit