Flash News

E-TJERA

Ishin në përgjim prej 3 muajsh, pezullohen nga detyra dy drejtuesit e komisariatit të Devollit

Ishin në përgjim prej 3 muajsh, pezullohen nga detyra dy drejtuesit e

Pezullohen nga detyra dy drejtuesit e komisariatit të Devollit, konkretisht shefi i komisariatit të Devollit Besim Palamani dhe shefi i rendit Admir Belishta.

Sipas policisë, dy drejtuesit kanë qenë në përgjim prej tre muajsh dhe akuzohen për “shpërdorim detyre”.

“Ata kanë qenë në përgjim për më tepër se 3 muaj, dhe dyshohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve si edhe transportimin e tyre nga disa shtetas.

Çështja po shqyrtohet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, njofton policia.

 

Të fundit