Flash News

E-TJERA

Pezullohet nga detyra anëtari i dytë i KPA-së

Pezullohet nga detyra anëtari i dytë i KPA-së

Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kanë vendosur pezullin nga detyra të anëtarit të KPA-së, Ardian Hajdari. Ky i fundit është marrë i pandehur nga SPAK.

Hajdari akuzohet për fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim të saj. Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit që pezullohet, pas Luan Dacit i cili dhe u shkarkua pasi u deklarua fajtor me vendim të formës për falsifikim të formularit të aplikimit për një pozicion në institucionet e vetingut.

Njoftimi zyrtar:

Pas vënies në dijeni për marrjen në cilësinë e të pandehurit të gjyqtarit Ardian Hajdari nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua më datë 07.02.2022, Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila me vendimin nr.13, datë 07.02.2022, në mbështetje të nenit C, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, të nenit 128, pika 3, germa “b”, të nenit 179, pika 7, si dhe të nenit 179/b, pikat 5 dhe 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vendosi:

1. Pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, z. Ardian Hajdari.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

Të fundit