Flash News

E-TJERA

Pezullohet nga detyra dhe vihet nën hetimi shefi i Krimeve në Komisariatin e Devollit

Pezullohet nga detyra dhe vihet nën hetimi shefi i Krimeve në
Foto Ilustruese

Shefi i Krimeve në Komisariatin e Devollit është vënë nën hetim për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Hetimi ndaj shefit të krimeve ka nisur pas djegies së mjetit të Deizi Arapit dhe shtetasit Marsel Buçi në Devoll. Të dy janë shoqëruar mbrëmjen e djeshme si të përfshirë në konfliktin që çoi në djegien e makinës së Buçit.

Burime bëjnë me dije se Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë një ankesë edhe pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore e cila ka nisur hetimet lidhur me rastin në fjalë.

Shefi i Krimeve në Komisariatin e Devollit është pezulluar për tre ditë nga detyra derisa hetimet të vendosin nëse ka apo jo shkelje nga ana e tij.

Të fundit