Flash News

E-TJERA

Pezullohet shefi i Policisë Kufitare Durrës

Pezullohet shefi i Policisë Kufitare Durrës

Është pezulluar nga detyra, Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Durrës, Nënkomsiari me iniciale  K. K. 

Bëhet me dije se Shefi i Stacionit është pezulluar nga detyra, për mospërmbushje të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive, për mungesë të treguesve të punës në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës dhe trafikut të automjeteve.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për performancë të dobët gjatë kryerjes së detyrës, si dhe për moszbatim të procedurave standarde të punës.

Të fundit