Flash News

E-TJERA

Pikëpyetjet e vdekjes së Lear Kurtit/ Mjekët dhe Prokuroria kundër AMP-së të Ardi Veliut

Pikëpyetjet e vdekjes së Lear Kurtit/ Mjekët dhe Prokuroria

Pikëpyetje të forta janë ngritur për manipulimin vdekjes së Lear Kurtit. Në njoftimin e parë, policia tha se 32-vjeçari humbi jetën në spitalin e Traumës. Por nga spitali më pas u deklarua se i riu kishte mbërritur pa shenja jete. Gjithësesi një njoftim zyrtar nuk ka dalë nga spitali i Traumës.

Kjo bëri që të shtoheshin dyshimet për dhunë policore. Kësaj i mëshojnë edhe familjarët, të cilët thonë se kanë parë hematoma të rënda në trupin e pajetë të Learit.

Ndërkohë që Agjensia e Mbikqyrjes Policore, e drejtuar nga Ardi Veliu mohon që të ketë patur sjellje abuzive nga ana e efektivëve që e shoqëruan të riun në komisariat, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për sjellje arbitrare dhe mosdhënie të ndihmës.

Organi i akuzës njoftoi se deri në këtë fazë të hetimit, janë administruar një sërë provash si: kartela mjekësore për të verifikuar nëse ai vuante nga ndonjë sëmundje, procesverbali i këqyrjes së kufomës për të parë nëse ka pasur ndonjë dëmtim si, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e policëve, mjekëve dhe njerëzve që kanë pasur kontaktet e fundit me Kurtin.

Sipas ekspertizës, Lear Kurti, ndërroi jetë nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti qesen me kokainë, nga frika se mos e kapte policia me drogë. Një hetim i pavarur po kryhet dhe nga Avokati i Popullit, me një ekip që ka intervistuar zyrtarët policorë të përfshirë në ngjarje si dhe ka këqyrur dokumentacionin përkatës.

 

Të fundit