Flash News

E-TJERA

Pipero tregon se kur mbërrin vaksina në Shqipëri: Kjo moshë do e marrë e para

Pipero tregon se kur mbërrin vaksina në Shqipëri: Kjo moshë

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha në 'Real Story' se vaksina anti-covid mund të vijë në Shqipëri në fund të dhjetorit deri në fillim të janarit. Ai dha siguri se vendi ynë do e marrë paralelisht me shtetet e tjera.

Sa i përket pyetjes se kush do ta marrë i pari vaksinën, Pipero tha se do nisë nga mosha 45 vjeç dhe do ta marrin personat që janë më ttë rezikuar, të vijës së parë.

"Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, autoriteve dhe bizneseve si qendrave tregtare të respektojne masat. Nuk mund të vrapojme drejt virusit

Kam informacione dhe Kovaksi është një mundësi më e sigurt, por po punohet që vaksina të merret paralelisht me vendet e tjera evropiane. Vaksina mund të vijë në fund dhjetor-fillim janar. Do vijë një herë për fashën e vijës së parë të rrezikut.

Shqipëria do ta ketë fashën nga 45 vjeç dhe sipër, pastaj nga profesioni. Unë mendoj që për fazën e parë sasia që i duhet Shqipërisë nuk duhet të jetë në sasi shumë të mëdha, por në të mundshme për tu aplikuar", tha Pipero.

Të fundit