Flash News

E-TJERA

Pjaniç nuk bind, Barcelona e nxjerr në shitje

Pjaniç nuk bind, Barcelona e nxjerr në shitje

Miralem Pjanic u afrua me shumë bujë nga Barcelona, por duket se ish-mesfushori i Juventusit nuk ka bindur katalanasit. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta nxjerrin shitje vetëm pas një sezoni në Spanjë.

Mesfushori boshnjak u pa si zëvendësuesi perfekt i Ivan Rakitiç që u transferua verën e shkuar tek Sevilja, por gjatë këtij sezoni nuk ka treguar vazhdimësi.

Pjaniç nuk është në planet e trajnerit Kuman, i cili kohët e fundit ka hedhur sytë nga mesfushori i Liverpulit, Uajnaldum.

Të fundit