Flash News

E-TJERA

Pjesë e grupit “Ndragheta”, arrestohen dy shqiptarë në Itali; iu sekuestrohen mbi 10 mijë euro

Pjesë e grupit “Ndragheta”, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë, përkatësisht 24 dhe 29 vjeç, janë arrestuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike në fshatin Limito.

Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë Damiano Maiolo dhe Tritan Leika, pjesë e rrjetit kriminal “Ndragheta”. Më 16 nëntor 2019 në një lokal në via Palermo, njëqind metra nga banesa e dy shqiptarëve, Damiano Maiolo dhe Tritan Leika, ndodhi një tentativë vrasje.

Gjatë arrestimit të tyre, në banesë u gjetën 10 mijë e 500 euro cash dhe 130 gramë kokainë, gati për t’u ndarë dhe paketuar në doza.

Gjithashtu u arrestua një person tjetër i lidhur me Cosa Nostra nga Enna dhe u zbulua një përpjekje e bandës për të ndikuar në zgjedhjet komunale, fatmirësisht pa sukses.

 

Të fundit