Flash News

E-TJERA

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e pjesshme, Kume: Pasojë e mosbesimit ndaj politikës

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e pjesshme, Kume: Pasojë e

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka komentuar pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura një ditë më parë në pesë bashki të vendit Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat.

I ftuar në News24, Kume u shpreh se ky rezultat ishte i pritshëm, pasi zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie rrallëherë ngjallin interes të gjerë në elektorat.

“Nuk pritej një pjesëmarrje e lartë që të na befasonte. Nuk jam çuditur nga ky reagim i qytetarëve. Këto ishin zgjedhje jashtë radhe dhe u zhvilluan vetëm për kryetarin e bashkisë, ndërkohë që dihet se shumë zgjedhës motivohet nga gara për këshillin bashkiak,” tha Kume.
Sipas tij, rënia e interesit për votim lidhet ngushtë me mosbesimin e qytetarëve ndaj klasës politike, si pasojë e sjelljes së forcave kryesore në vite.

“Një arsye që duhet parë me vëmendje është demotivimi i zgjedhësve për shkak të asaj që bëjnë aktorët kryesorë politikë  mazhoranca dhe opozita. Sjellja e tyre ndër vite ka bërë që qytetarët të humbasin besimin,” theksoi Kume.

Të fundit