Flash News

E-TJERA

Plagosi me thikë vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia e të atit: M’u errësuan sytë

Plagosi me thikë vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia e

56-vjeçari Mikel Ndoji, i cili plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, Xhesika Ndoj, në Durrës, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve. Ai ka treguar se situata degradoi shumë shpejt dhe shpreh pendesë për veprimin e tij.

“Shkova te vendi i punës së vajzës pasi nuk më përgjigjej në telefon. Dua të ribashkohem me familjen, por vajza më shpërfillte dhe më injoronte. Kur i thashë të flisnim, ajo më shtyu. Ishte edhe një djalë aty që tentoi të ndërhynte dhe u plagos gjithashtu. Pas ngjarjes u fsheha pranë repartit të zjarrfikëses. Isha në gjendje të rënduar psikologjike dhe kisha konsumuar alkool. Më vjen shumë keq, jam penduar shumë dhe i kërkoj falje vajzës dhe djalit”, ka treguar 56-vjeçari.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen nr.12 të qytetit, pas refuzimit të vajzës për t’u ribashkuar me të atin. Prindërit e saj ishin divorcuar gjashtë vite më parë për shkak të dhunës në familje, ndërsa Mikel Ndoji ka precedent penal në Itali për dhunë dhe ka vuajtur disa vite burg.

Një kalimtar, shtetasi Onard Memlika, ndërhyri për të ndaluar sulmin, por u plagos gjithashtu. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për ngjarjen.

Të fundit