Flash News

E-TJERA

Plagosen babë e bir në Divjakë

Plagosen babë e bir në Divjakë

Një 43-vjeçar u arrestua sot në Divjakë pasi dyshohet se ka plagosur me biçak babë e bir. Dy të plagosurit janë transportuar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

"Plagosi për motive të dobëta, me mjet prerës (biçak), dy shtetas, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar. Rreth orës 12:30, në plazhin e Divjakës, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (biçak), shtetasin R. K., 45 vjeç dhe djalin e tij 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, i shtetasit A. V., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton Policia.

Të fundit