Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Shkodër

Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një  22-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen Mark Lula të Shkodrës dhe sipas burimeve të para të policisë, 22-vjeçari Mikel Fusha është plagosur në këmbë.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se është identifikuar autori i ngjarjes, shtetasi me inicialet E.L.  dhe po punohet për arrestimin e tij. I plagosuri ndodhet në spitalin Rajonal të Shkodrës. Në vendngjarje ishte edhe e ëma e të plagosurit e cila tregoi se para një jave një person në gjendje të dehur ka shkuar tek lokali ku punon djali i saj dhe ka thyer tavolinat brenda lokalit.

Nëna e të plagosurit dyshon se ai person ka shkuar sërish tek lokali gjatë bashkë me 5 persona të tjerë disa orë përpara plagosjes por më pas janë larguar. Ndërkohë në orët e mbrëmjes sipas saj është rikthyer sërish ai person duke qëlluar me armë djalin e saj. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit