Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Fier

Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Fier
Foto ilustruese

Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri sot në fshatin Ferm-Çlirim të Fierit

 Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy të për motive të dobëta. Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me armë zjarri në krah dhe është shoqëruar në spitalin e Fierit.

27-vjeçari tjetër që qëlloi me armë zjarri është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia po punon për gjetjen dhe kapjen e tij.

“Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta, një 27-vjeçar, Policia identifikon autorin dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.

Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.

Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. V. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit