Flash News

E-TJERA

Plagoset me kallashnikov 39-vjeçari në Tropojë, arrestohet autori

Plagoset me kallashnikov 39-vjeçari në Tropojë, arrestohet

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tropojë. Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Izet Ahmati, 46 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kallashnikov shtetasin Bardhyl Kolbiba, 39 vjeç, banues në Luzhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10, në fshatin Luzhë. I plagosuri është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar autorin, shtetasin Izet Ahmati, i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit.

"Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një armë e ftohtë thikë me të cilën dyshohet se në momentin e konfliktit të çastit, i dëmtuari ka kanosur me thikë autorin dhe më pas konflikti është përshkallëzuar në përdorimin e armës nga 46-vjeçari." thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit