Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet autori

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet

Një 17-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bulgarec, në Korçë.

Mësohet se disa të rinj janë konfliktuar mes tyre si pasojë është plagosur me thikë i riu.

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur për motive banale. 

I riu është transportuar menjëherë në spital për ndihmën mjekësore pasi ka marrë plagë në trup, në pjesën poshtë krahut. Bëhet me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, një 18-vjeçar, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Të fundit