Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë 37-vjeçari në Vlorë

Plagoset me thikë 37-vjeçari në Vlorë

Një 37-vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. Rigert Dine ka mbetur i plagosur në këmbë, por fatmirësisht  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Plagosja ka ndodhur në zonën e ish-shinave të trenit. Ndërkohë pritet njoftimi i policisë për të qartësuar rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 13:20, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K., rreth 40 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, kunatin e tij, shtetasin R. D., rreth 30 vjeç. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin G. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shtetasi R. D. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit