Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë 40-vjeçari në Vlorë, detajet e para

Plagoset me thikë 40-vjeçari në Vlorë, detajet e para

Një person është plagosur me thikë në lagjen Pavarsia në qytetin e Vlorës.

Sipas të dhënave të para, Klodian Toska 40 vjeç mbeti i plagosur pas një konflikti me një person për motive ende të paqarta. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K. T., rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë  vënë në ndjekje të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

   

Të fundit