Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë i riu në Pogradec, arrestohet autori

Plagoset me thikë i riu në Pogradec, arrestohet autori

Plagoset me thikë një i ri gjatë natës së mbrëmshme në Pogradec. 

Sipas policisë, një 24-vjeçar e ka qëlluar me thikë gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Pas ngjarjes, policia identifikoi dhe kapi autorin e dyshuar .

"Plagosi lehtë me mjet prerës një 24 vjeçar gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, Policia identifikon dhe kap autorin e dyshuar të ngjarjes.

Rreth orës 22:20, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi M. Ç., 24 vjeç, banues në Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobta ka plagosur lehtë me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

Të fundit