Flash News

E-TJERA

Plagosen me thikë kryetari i Bashkisë së Divjakës dhe shoferi i tij

Plagosen me thikë kryetari i Bashkisë së Divjakës dhe

Kreu i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, është plagosur me thikë. Mësohet se Kokoneshi është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes.

Sipas raportimeve, autori i ngjarjes është O. Xh ish-punonjës i IT në Bashkinë e Divjakës. Bashkë me Kokoneshin është plagosur edhe shoferi që e shoqëronte, Gazmend Bullari.

“Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi O. Xh., 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin F. K., me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin G. B., 45 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.

Falë veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi O. Xh., si autor i dyshuar i plagosjes.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Kjo nuk është hera e parë që Kokoneshi sulmohet. Në korrik të këtij viti, Kokoneshi u dhunua fizikisht nga një 32-vjeçar. Asokohe policia njoftoi se Kokoneshi ishte goditur me grushte për shkak të detyrës, si kryebashkiak.

Të fundit