Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë një person në Elbasan

Plagoset me thikë një person në Elbasan

Një person është plagosuur me thikë në Elbasan. Nga të dhënat e para, si autor i kësaj ngjarje dyshohet të jetë një 63-vjeçar, i cili është vënë në pranga nga policia.

“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin T. M., 63 vjeç, banues në Elbasan dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., 58 vjeç.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre 2 shtetasve, shtetasi T. M. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh., i cili është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë)”, njofton policia.

Të fundit