Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë një person në Vlorë

Plagoset me thikë një person në Vlorë

G. Sh., 43 vjeç, ka plagosur me mjet me thikë P. Z., 61 vjeç, mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku”.Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin G. Sh, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë, 61-vjeçari i pëlagosur ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, raportohet se në kuadër të hetimit lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes, është shoqëruar në ambientet e komisariarit dhe pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja, shtetasi B. D.

Policia njofton se vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit