Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë një shqiptar në Greqi

Plagoset me thikë një shqiptar në Greqi

Një 40-vjeçar shqiptar është plagosur në Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari është paraqitur në spital me plagë në barkë dhe kokë.

Dyshohet se ai është qëlluar me thikë nga një bashkatdhetar, por ende nuk ka njoftim zyrtar nga autoritetet.

Raportohet se, 40-vjeçari është goditur dy herë me thikë në kokë dhe dy herë në bark dhe është dashur t’i nënshtrohet një operacioni për të stabilizuar shëndetin e tij.

Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit