Flash News

E-TJERA

Plagoset një person në Shkodër

Plagoset një person në Shkodër

Vladimir Bruçi, 62 vjeç, është plagosur pasditen e sotme me sende të forta në Shkodër.

Raportohen se Bruçi është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodrës, ndërsa ka marrë dëmtime të konsiderueshme në trup.

Gjithashtu raportohet se plagosja ka ndodhur në afërsi të kopështit “Tom Alimhilli” në qytetin e Shkodrës.

Shkodër/Informacion paraprak


Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

 

 

 

 

 

Të fundit