Flash News

E-TJERA

Plagoset punonjësi i hekurudhës në Durrës, rrëzohet gjatë punës

Plagoset punonjësi i hekurudhës në Durrës, rrëzohet

Një punonjës i drejtorisë së hekurudhës në Durrës është rrëzuar këtë të martë teksa po sistemonte ngarkesën e një kamioni.

Për këtë ngjarje ka nisur një hetim ndaj teknikut në këtë drejtori.

Bëhet fjalë për shtetasin I.XH, ndërsa akuzohet për veprën penale “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Policia thotë se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe po mbahen nën kontrollin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit I. XH., 62 vjeç, banues në Durrës, me detyrë teknik në Drejtorinë e Hekurudhave Durrës, pasi në lagjen nr.13, shtetasi A. M., 63 vjeç (punonjës i kësaj drejtorie), është rrëzuar gjatë kohës që po sistemonte ngarkesën në një kamion dhe për pasojë është dëmtuar.

63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit