Flash News

E-TJERA

Plagosi inxhinierin te “Komuna e Parisit”, vetëdorëzohet Erjon Goxhara

Plagosi inxhinierin te “Komuna e Parisit”, vetëdorëzohet

Erjon Goxhara, ish-komandati i Shqiponjave, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Goxhara plagosi inxhinierin e ERE-s, Lorenc Kosta, në zonën e "Komunës së Parisit" mesditën e së martës. Goxhara është vetëdorëzuar bashkë me armën e krimit.

"Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën "Tish Daija", sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Ngjarja ndodhi për shkaqe xhelozie, pasi ish-efektivi dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me Kostën. Vetë gruaja e Goxharës i ka pranuar tradhëtinë duke i thënë ish-efektivit se kishte ndodhur vetëm njëherë.

Pas plagosjes, ish-komandati i ka bërë foto Kostës teksa shtrihej i plagosur dhe foton ia ka dërguar kunatit dhe bashkëshortes.

Të fundit