Flash News

E-TJERA

Plagosi kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, zbardhet dëshmia e autorit

Plagosi kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, zbardhet

Sebastian Muçmata është autori i dyshuar për plagosjen e Elvis Halilajt, kushëriri i kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj.

Muçmata, para oficerëve të policisë gjyqësore, ka deklaruar se konflikti nisi për shkak të detyrës së vëllait.

“Me faktin dhe akuzën u njoha dhe për sa më pyesni dhe më akuzoni kam për të shtuar se nuk kam shkuar për të vrarë njeri, por në momentin që kam shkuar, aty Qerimi (vëllai i të plagosurit) i ka drejtuar armën babait tim Izetit (Muçmata), në këto momente kam shkuar menjëherë te makina dhe kam marrë një armë tip pistoletë që e kisha në bagazh dhe kam qëlluar në drejtim të rrugës ku ishin dy vëllezërit Qerimi dhe Elvis Halilaj, po të kisha qëllim për t’i vrarë unë e kisha atë mundësi, por nuk kam pasur qëllim vrasjen e asnjë personi. Unë, kur kam mësuar se pikërisht shtetasit Qerim e Elvis Halilaj kishin rrahur sot te agjencia e Bicajve vëllanë tim Zenelin, i cili ka ngelur pa ndjenja i shtrirë në tokë”, ka thënë në polici autori i dyshuar.

Ky konflikt ka filluar për shkak të detyrës së Zenel Muçmatës, i cili punon në Bashki në funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Elvis Halilaj pretendon se ka ndikuar ose ka ndërhyrë drejtpërdrejtë për largimin nga puna të Elvis Halilajt.

Të fundit