Flash News

E-TJERA

Plagosi me thikë një person, arrestohet shqiptari në Barcelonë

Plagosi me thikë një person, arrestohet shqiptari në

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet spanjolle., pasi dyshohet se ka plagosur një personi. Ngjarja raportohet se ka  ndodhur në lagjen Eixample të Barcelonës. 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Entença, përballë një klubi nate, pak pas orës 23:00 të së hënës. Sipas burimeve policore, viktima kishte parkuar automjetin e tij para lokalit me dritare të hapur.

Gjithçka dukej e qetë derisa papritmas një tjetër burrë iu afrua makinës dhe i shkaktoi një plagë në këmbë me një objekt të mprehtë. Mossos d’Esquadra u lajmërua për ngjarjen në orën 23:08 dhe u zhvendos me shpejtësi në vendngjarje, ku gjetën personin e plagosur me lëndime të lehta.

Më pas, agjentët kryen një kontroll në zonë dhe arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë sulmuesin e dyshuar, i cili tani përballet me akuzën e plagosjes.

 

 

Të fundit