Flash News

E-TJERA

Plagosi rëndë djalin e partneres së tij, arrestohet shqiptari në Itali

Plagosi rëndë djalin e partneres së tij, arrestohet shqiptari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Novate Milanese, Itali, ku një shqiptar 45-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi plagosi rëndë djalin 18-vjeçar të partneres së tij ukrainase. I riu u qëllua me plumb në qafë dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin Niguarda të Milanos.

Sipas autoriteteve italiane, incidenti ndodhi pak pas orës 03:30 të mëngjesit. Shqiptari është arrestuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Viktima u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua menjëherë një operacioni.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dhe nuk dihet ende nëse 39-vjeçarja ukrainase, nëna e viktimës, ka qenë e pranishme gjatë incidentit. Në vendngjarje u gjet një gëzhojë nga arma e përdorur, e cila rezulton të jetë vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo.

Të fundit