Flash News

E-TJERA

Plagosja e Elvis Halilajt në Kukës, arrestohet një 30-vjeçar në Tiranë

Plagosja e Elvis Halilajt në Kukës, arrestohet njëp

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar të dyshuar për plagosjen e Elvis Halilajt, ngjarje e ndodhur më 19 shkurt në Kukës. Arrestimi u bë në Tiranë nga Forca e Posaçme Operacionale e DPPSH, ndërsa bashkë me të u kapën edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se e ndihmuan të fshihej.

Sipas Policisë, i arrestuari, shtetasi Z. M., 30 vjeç, banues në Kukës, akuzohet për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”. Ndërkohë, shtetasit E. A., 34 vjeç dhe G. P., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, janë arrestuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ku Halilaj mbeti i plagosur me armë zjarri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Të fundit