Flash News

E-TJERA

Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut në Kukës, lihet në burg Zenel Muçmata

Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut në Kukës, lihet

Zenel Muçmata që dyshohet se  është përfshirë në plagosjen e kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit, u la në burg nga Gjykata e Kukësit.

Ai u arrestua të hënën në Tiranë, si dyshuar për përfshirje në ngjarjen datës 19 shkurt të këtij viti në Bicaj të Kukësit, ku mbeti i plagosur Elvis Halilaj.

Muçmata  akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Bashkë me Zenel Muçmatën, u arrestuan Genci Pinguli dhe Enes Asllanaj. Vlerësimi për masën e arrestit për këta dy të fundit do të bëhet të enjten në 27 shkurt.

Gjykata e Kukësit, më 24 shkurt ka lënë Sebastian Muçmatën, në masën e sigurisë arrest me burg pa afat pasi më 19 shkurt plagosi me armë zjarri Elvis Halilajn.

Shkak i konfliktit është bërë largimi nga puna i Elvis Halilajt, i cili pretendonte se e ka shkarkuar padrejtësisht Drejtori i Shërbimeve Publike në bashki Zenel Muçmata vëllai i Sebastianit.

Ai pretendon se ka ndërhyrë për të mbrojtur familjaret e tij dhe nuk kishte për qëllim ta vriste të afërmin e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilajn.

 

Të fundit