Flash News

E-TJERA

Plagosja e Vinçens Pirolit, identifikohet dhe shpallet në kërkim një prej autorëve

Plagosja e Vinçens Pirolit, identifikohet dhe shpallet në

Identifikohet një prej autorëve të dyshuar për plagosjen e Vinçens Pirolit katër ditë më parë në Shkodër. Sipas policisë, bëhet fjalë për 23-vjeçarin me iniciale A.B. banues në lagjen “Partizani”, Shkodër nën akuzën për vrasje me dashje e mbetur në tentativë të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Kujtojmë se të enjten në rrugën “Hodo Beg Sokoli” në Shkodër u gjet i braktisur një makinë BMË X5 që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Ky automjet është marrë me qira nga 23-vjeçari me iniciale A.B. në datën 3 Janar 2022, pikërisht në ditën kur u qëllua me armë Vinçens Piroli.

Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 05.01.2022 janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, edhe vetë i plagosuri Vinçens Piroli 34 vjeç dhe kushëriri i tij Marjan Marku 29 vjeç, i cili ka transportuar 34-vjeçarin në spital, por nuk ka njoftuar policinë dhe nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale, thuhet më tej në njoftimin e bluve.

Të fundit