Flash News

E-TJERA

Plagosja me armë zjarri në Institut, identifikohet autori

Plagosja me armë zjarri në Institut, identifikohet autori

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ramadan Citaku”, në zonën e Institut-it.

Sipas njoftimit zyrtar, 36-vjeçari Fatmir Frroku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 ka qëlluar në këmbë Marilen Jaten 40 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë po vijojnë punën intensive për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

U bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit