Flash News

E-TJERA

Plagosja në Vlorë/ Shoqërohen 3 dëshmitarë, autorët ende të paidentifikuar

Plagosja në Vlorë/ Shoqërohen 3 dëshmitarë,

Të tjera detaje janë mësuar rreth ngjarjes së djeshme në Vlorë, ku u plagos 33-vjeçari, Tonin Rama.

Dyshohet se autorët kanë qenw 3, ndërsa vetëm dy prej tyre kanë qëlluar disa herë në drejtim të Toninit, duke e plagosur në këmbë.

Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa policia ka shoqëruar 3 persona që mendohet se janë dëshmitarë të ngjarjes.

Mendohet sipas policisë, se shkak janë konfliktet e vjetra që mund të ketë pasur i plagosuri me autorët.

33-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit