Flash News

E-TJERA

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë
Foto Ilustruese

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Tasim Shehu” në Tiranë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se i plagosuri është transportuar në spital. Plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit brenda një lokali, ku një 43-vjeçar ka qëlluar me armë fqinjin e tij 23-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.

Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.

 

 

Të fundit