Flash News

E-TJERA

Plagosje me thikë në Durrës, kapet autori

Plagosje me thikë në Durrës, kapet autori

Një person është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e sotme në Durrës.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, B. M., 31 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz, është dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), nga I. V., gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Pas ngjarjes, policia vuri në pranga autorin e dyshuar.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B. M., 31 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz, Durrës, pasi dyshohet se është dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), nga shtetasi I. V., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre dy shtetasve.

31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit I. V.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Të fundit