Flash News

E-TJERA

Plane për fundjavën? Ja si parashikohet moti

Plane për fundjavën? Ja si parashikohet moti

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të nisë me kthjellime dhe prej mesdite zhvillim të vranësirave.

Në orët e mesditës deri pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

 

Të fundit