Flash News

E-TJERA

Plani për menaxhimin e Butrintit, reagon AADF: Pronësia dhe kontrolli, nuk do të ndryshojnë

Plani për menaxhimin e Butrintit, reagon AADF: Pronësia dhe kontrolli,

Kontrata për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit ka shkaktuar debate fill pasi ministrja e Kulturës Elva Margariti, pranoi se marrëveshja mes Ministrisë dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), nuk i është paraqitur Kuvendit për të ruajtur konfidencialitetin e kontratës.

Fshehja që Ministria i bëri Kuvendit u pasua nga debate të shumta në Kuvend dhe gjerësisht në opinioni publik, ku ekspertë deklaruan se Butrinti, një tjetër pasuri natyrore, do të jepej me koncesion.

Për situatën në fjalë, ka reaguar vetë Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit. Në një njoftim për mediet, AADF sqaron se fondacioni ka investuar 1.2 milionë dollarë në kontratën e menaxhimit të Parkut Kombëtar, që konsistojë në instalimi e kamerave, infrastruktura turistike, rehabilitimi mjedisor, sistemi i biletave elektronike.

AADF sqaron se pavarësisht kontributit të fondacionit, marrëveshja me Ministrinë e Kulturës, nuk e ndryshon pronësinë dhe kontrollin mbi Parkun Kombëtar të Butrintit.

Plani në fjalë, sipas AADF, është rishikuar dhe shqyrtuar nga dy organe të UNESCO-s, ICOMOS dhe IÇROM, për t’u miratuar më vonë nga qeveria shqiptare.

“Në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë, institucionet shqiptare, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, Fondacioni ka sjellë një nga modelet më të suksesshme për trashëgiminë kulturore në Butrint. AADF ka kontribuar 1.2 milionë USD për instalimin e kamerave, infrastrukturës turistike dhe tabelave, rehabilitimin mjedisor të rrugës së re, sistemet e biletave elektronike dhe zhvillimin e Planit të Menaxhimit të Integruar. Faza e dytë e angazhimit të AADF ndaj Butrintit synon të mbështesë dhe të ruaj Parkun në afatin e gjatë. AADF mbështeti hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit (IMP), i cili iu dorëzua për konsultim Qendrës së Trashëgimisë Botërore (UNESCO). Plani u rishikua nga dy organet konsultative të UNESCO, ICOMOS dhe IÇROM, dhe u miratua nga Qeveria e Shqipërisë.

Pronësia dhe kontrollin mbi Butrintin, ashtu si me të gjitha sitet kulturore në Shqipëri, nuk ndryshon. IMP siguron arkitekturën e nevojshme për mbrojtjen e Parkut, promovon transparencën dhe garanton që të ardhurat e krijuara të përdoren për zhvillimin e tij në përputhje me standardet e një siti të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Pas miratimit të Planit nga Qeveria e Shqipërisë, AADF do të kontribuojë me 5 milionë USD të tjera, në mënyrë që Parku Kombëtar i Butrintit të njihet: ‘…si një model i qëndrueshëm menaxhimi për zonat me elementë kulturorë dhe natyrorë, duke u bërë një qendër për ofertën turistike rajonale dhe duke u ofruar vizitorëve një eksperiencë unike, duke angazhuar komunitetet lokale dhe institucionet financiare, dhe duke shërbyer edhe si model për parqet e tjera në Shqipëri’”, njofton AADF.

Në draft-marrëveshjen e publikuar nga Kuvendi të mërkurën, rezultonte se plani mes AADF dhe Ministrisë së Kulturës, synonte rritjen e çmimit të biletës për vizitorët, krijimin e të ardhurave nga shërbimi i kateringut, ngritjen e një bordi që do të kushtojë rreth 140 mijë USD në vit, nën supozimin se një menaxhim i tillë do të përmirësojë eksperiencën e vizitorëve në të.

Plani për menaxhimin e Butrintit, reagon AADF: Pronësia dhe kontrolli, Plani për menaxhimin e Butrintit, reagon AADF: Pronësia dhe kontrolli,

Të fundit