Flash News

E-TJERA

Plas sherri me hanxharë e shkopinj në Pogradec

Plas sherri me hanxharë e shkopinj në Pogradec
Foto ilustruese

Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Pogradec.

Mësohet se disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Përplasja ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta, hanxharë e shkopinj.

Deri më tani nuk raportohet për të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një agjencie, ndërsa mësohet se janë shoqëruar disa persona.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, pritet një reagim zyrtar nga ana e policisë.

 

Të fundit