Flash News

E-TJERA

Plot 20 ditë në grevë urie, gratë naftëtare të Ballshit: Presim kryeministrin

Plot 20 ditë në grevë urie, gratë naftëtare të
Gratë naftëtare në grevë urie

Gratë naftëtare të Ballshit vijojnë të bëjnë rezistencë në ditën e 20-të të grevës së urisë.

Edhe pse gjendja e tyre shëndetësore paraqitet çdo ditë e më shumë e rënduar, ato janë të vendosura ta çojnë deri në fund kauzën e tyre për marrjen e pagave të fituara me gjyq.

Gratë shprehen se përveç shëndetit janë të shqetësuara edhe për fëmijët që i kanë lënë në shtëpi, pasi ndodhemi në stituatë pandemie dhe virozat janë të pranishme për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ato vijojnë me thirrjen për një zgjidhje nga ana e qeverisë, teksa shprehen se janë në pritje të kryeministrit.

 “Ne jemi të vendosura se s’kemi vend tjetër, s’kemi gjë në dorë. Po presim nga kryeministri të na japë ato që na takojnë”, u shpreh njëra prej tyre.

Kujtojmë se Rama ka deklaruar disa herë që nuk e bën hapin e parë, nëse gratë naftëtare nuk heqin dorë nga greva.

Reagimet kanë qenë të shumta nga ana e artistëve dhe aktorëve, por asnjë politikan nuk i ka vizituar naftëtarët deri tani.

Të fundit